Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha pas takimit në Bruksel u ka dërguar letër sqaruese vendeve aleate të Kosovës.
Ai tha se një ditë pas dështimit të arritjes së dakordimit për zbatim të marrëveshjes bazike Kosovë-Serbi u ka dërguar letër Berlinit, Parisit dhe Uashingtonit.
“Së pari, unë të nesërmen, më 15 shtator, i kam dërguar letër sqaruese Parisit, Berlinit, Romës dhe Washingtonit. Nga Parisi dhe Berlini e kanë konfirmuar që i kanë pranuar. Pra i kam dërguar letër kancelarit Scholz, presidentit Macron, kryeministres Meloni dhe sekretarint Blinken. Këtu kemi të bëjmë me një emisar që e ka deformuar procesin, duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike, por duke lejuar që qerrja të vihet para kalit, që Asociacioni njëherë e pastaj shohim. Dhe ky deformim i provesit i zbatimit është i shoqëruar edhe me një padrejtësi fundamentale”, tha ai.
Kurti në konferencë për media kërkoi edhe largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, derisa tha se të njëjtat janë të ndërlidhura me situatën në veri dhe jo për zbatimin e marrëveshjes bazë