Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Greqi këtë të martë.
Ai, njofton Zyra e Kryeministrit, do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë:
“Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”
Siç bëhet e ditur, gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, kryeministri Kurti do të ketë dhe takime bilaterale, por nuk është konfirmuar se për çfarë nivelesh bëhet fjalë.