Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti uron Krishtlindjen ortodokse

Kryeministri Kurti ka uruar Krishtlindjen ortodokse.

Ai ka thënë se kjo festë udhëzon për dashuri e bësim, mirësi e paqe mes njerëzve.

“Qytetarëve tanë të komunitetit serb të besimit ortodoks që festojnë sipas kalendarit julian, Gëzuar Krishtlindjen! Kjo festë e krishterë udhëzon për dashuri e besim, mirësi e paqe midis njerëzve. Festën e pasurojnë edhe më shumë urimet e përzemërta për harmoni, lumturi dhe mirëkuptim ndërmjet njerëzve, që frymëzim i kanë mësimet e Jezu Krishtit. Përveçse kremtë, Krishtlindja është edhe rikujtim për mirënjohje, dashamirësi, devotshmëri dhe shërbim pa kushte ndaj të mirës për të tjerët e për shoqëri më të drejtë për të gjithë. Ta festoni gëzuar Krishtlindjen në familjet tuaja!”, ka shkruar ai.