Kryeministri Albin Kurti ka uruar ditën e pavarësisë së Zvicrës, duke thënë se Kosova është me fat që ka një mik dhe aleat të tillë.
Sipas tij, Zvicra është shembulli kryesor i asaj se si mund të duket një shoqëri e larmishme.
“Shumë urime për Ditën Kombëtare për Zvicrën. Jemi të entuziazmuar dhe me fat që kemi një mik dhe aleat që shërben si shembulli kryesor i asaj se si mund të duket një shoqëri e larmishme, e drejtuar nga qëndrueshmëria dhe duke shikuar përpara”, ka shkruar Kurti në Twitter.
A very happy national day to Switzerland 🇨🇭! We are thrilled and lucky to have a friend and ally that serves as a prime example of what a thriving diverse, sustainability-driven and forward-looking society can look like.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 1, 2023