Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk po e do Asociacionin e draftit të emisarëve të BE-së dhe ShBA-së.Gjatë polemikave me opozitën, Kurti tha se Vuçiqi po e do vetëm marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015.
“Ai po thotë asgjë tjetër nuk pranojë, vetëm 2013 dhe 2015. Ai po iu lypë juve, pra s’po e do draft-statutin e emisarëve, ai po e do marrëveshjen me ju. Po thotë “ku janë ata, ata po i dua unë”. Ju do fort juve ai, por s’jeni ju më”.
“Tash jeni në opozitë, qeveria është tjetër fare, a juve po iu do. Aq shumë po iu do juve, saqë veç 2013 dhe 2015 thotë, asnjë tekst tjetër. Ky është realiteti i këtij konteksti politik”, tha Kurti.
Kurti iu përgjigj opozitës edhe për kërkesën për qasje në draft-statutin e propozuar nga emisarët, duke thënë se “qasje në dokument për ‘Zajednicën’ nuk mund të ketë pasi s’ka dokument për të”.“Është e vërtetë që një ditë para se të nënshkruhej nga ish-kryeministri Mustafa, është një letër e Moghernit, dërguar ish-kryeministrit, ku thotë që s’do të ketë kompetenca ekzekutive. Ta marrësh atë letër, e megjithatë ta nënshkruash të nesërmen këtë, kjo e bën situatën e rëndë”.
“Jemi sot në një kontekst politik, ku vetë emisarët evropianë dhe amerikanë e kanë hequr atë “Zajednicën” e 26 gushtit të vitit 2015 dhe unë e kam forcuar letrën e Mogherinit, e cila ishte mbajtur e shtypur dhe është forcuar nënshkrimi i 26 gushtit të vitit 2015. Me punën tonë të suksesshme politike dhe diplomatike jemi kthyer në natën mes 24 dhe 25 gushtit të vitit 2015. Tjerat s’ia vlejnë”, tha Kurti.