Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Vitin 2024 e kemi filluar si është më së miri në raport me marrëdhëniet me jashtë

Në konferencën që ka mbajtur dje në 3-vjetorin e qeverisjes, Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se viti 2024 ka filluar si është më së miri në raport me marrëdhëniet me jashtë.

Duke përmendur liberalizimin e vizave, Kurti ka thënë se ky vit është i fuqizimit të pasaportës së Kosovës.

“E vitin 2024 e kemi filluar si është më së miri në raport me marrëdhëniet me jashtë. Deri më tani, ky vit është vit i pasaportës sonë, i fuqizimit të saj. Tash e tre muaj udhëtojmë lirshëm e pa viza në zonën Shengen, përfshirë këtu edhe Spanjën, që iu bashkua shteteve të Bashkimit Evropian të cilat e njohin pasaportën e Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Kurti tha se janë krenar dhe ballëhapur për këto tri vjet qeverisje.

“Punësimi është më i lartë se çka qenë ndonjëherë. Kemi dyfish më shumë të rinj të punësuar në treg të punës se kur e morëm detyrën. Mbi 12 mijë gra më shumë kanë vende pune përmes masave dhe mbështetjes sonë direkte. Në këtë mes ka edhe formalizim të punësimit. Por, formalizmi i ekonomisë është përpjekje e vazhdueshme e qeverive, dhe kur ajo ndodhë është po ashtu sukses i Qeverisë”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit në konferencën e përbashkët me Ministrin Hekuran Murati.