Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar tek familja e njërit nga policët e rrëmbyer dje nga policia serbe.
Vëllai i Sefës ka thënë se Kurti i ka njoftuar se janë duke bërë përpjekje që përmes ndihmës së Kryqit të Kuq t’i kthejnë policët në Kosovë.
Gjurmë të çizmeve në drejtim të Serbisë e pranga plastike kanë gjetur institucionet e sigurisë në Leposaviq, ku njësitet speciale ushtarake serbe morën peng tre policë shqiptarë. E përkundër se për gjithë këtë ka fakte, kryeministri Albin Kurti, shprehi habinë për heshtjen e KFOR-it edhe një ditë pas këtij agresioni të Serbisë në Kosovë.
Pamje nga shtëpia e policit
Në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, apeluan bashkësinë ndërkombëtare që të bëjnë trysni mbi Serbinë për të ndalur agresionin ndaj Kosovës, dhe që të kthejë tre policët e rrëmbyer në territorin e Kosovës.