Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në festivalin tashmë të njohur ndërkombëtarisht “Hardh Fest”, i cili po mbahet në Rahovec.
Ai fillimisht ka marrë pjesë në aktivitetin e orës poetike, e njohur si “Hardh ora poetike Xhevdet Bajra”.
Pas kësaj, Kurti ka vizituar prodhuesit vendorë të cilët kanë ekspozuar produktet e tyre.
Kjo është dita e tretë e edicionit të sivjetmë të “Hardh Fest”, ngjarje kjo që për tri ditë me radhë ka sjellur aktivitete të ndryshme për vizitorët si dhe ka promovuar rrushin dhe produktet e tjera vendore.