Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot vajzën e cila u lëndua si pasojë e rënies së kulmit të objektit të Komunës së Re në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.
Drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka thënë se gjendja e të lënduarës nga materiali metalik i rënë nga objekti i komunës, është në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar lëndime në kokë dhe trup.
Kujtojmë që si pasojë e erërave të forta gjatë ditës së djeshme kulmi i ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës, në lagjen Arbëria të bie në tokë.
Derisa Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të premten të mos punohet në objektin e saj që gjendet në lagjen “Arbëria”.
Ky vendim thuhet se është marrë për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe me qëllim të sanimit të infrastrukturës së kulmit të objektit.
“Me konstatim të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit, ju njoftojmë se të premten nuk do të punohet në objektin e komunës e cila gjendet në lagjen “Arbëria”. Ky vendim është marr për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe me qëllim të sanimit të infrastrukturës së kulmit të objektit”, thuhet në njoftim.