Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Zgjedhjet në veri pas verës

 
   

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në fjalimin e tij para fillimit të mbledhjes së Qeverisë, ka konfirmuar  se të hënë zv.kryeministri Besnik Bislim dhe emisari Miroslav Lajçak janë dakorduar për një marrëveshje që përmban 4 pika për de-eskalim të situatës.

Kurti tha se katër pikat do të krijojnë parakushte nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars.

Tutje, Kurti është shprehur se Kosova mbështet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs.

Më tej, kreu i Qeverisë tha se dakordimi që ndodhi në Bratisllavë, do të ndihmojë në vendosjen e barazisë midis palëve, që sipas tij, ndihmon zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj.

“Z.Bislimi ka arritur një dakordim me emrirasin Lajçak për këto pika. E para zvogëlimi nё masën e 25% tё prezencës policore nё dhe rreth ndërtesave komunale. E dyta Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerësojnë gjendjen e sigurisë. E treta Qeveria e Kosovës do të bëjë një deklaratë publike ku do të mbështes mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore. E katërta ka të bëjë me ftesë  që BE do të bëjë për kryenegociatorët për finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrëveshjen drejt Normalizimit”.

“Marrëveshje duhet të zbatohet në plotëni, zbatimi i marrëveshjeve nuk duhet që të kushtëzohet, duhet që të negociojnë në mënyrë të barabartë. Si përfundim dakordimi i Bartisllavës do të ndihmojë. Reforma në drejtësi është prioritet i ynë , puna për të nuk ka ndaluar asnjëhërë. Ka më shumë se 4 muaj që jemi në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Sot do të shqyrtojmë edhe Projektligjin për Këshillit Prokurorila”, tha ai.