Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta ndërtojë një autostradë Prishtinë – Veri.
Siç thotë ai, kjo për të treguar se Veriu është plotësisht I Kosovës.
“I bëj thirrje Kosovës të ndërtojë një autostradë evropiane ndërmjet Prishtinës dhe Mitrovicës dhe të lidhë veriun e Kosovës me kryeqytetin e tyre dhe me kryeqytetin e Sanxhakut Novi Pazar”, ka shkruar ai në Twitter.
“Zhvilloni veriun e Kosovës për të treguar se veriu është plotësisht pjesë e Republikës Evropiane të Kosovës”, ka thënë ai.