Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kusari-Lila e ndryshon deklaratën, tash thotë se e ka dëgjuar Radojiçiqin: Fliste shqip

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, e ka ndryshuar deklarimin fillestar në lidhje me komunikimin me Milan Radojiçiq, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe në listë të zezë të ShBA-së.

Në fillim, Kusari-Lila theksoi se nuk ka pasur komunikim, ndërsa në Klan Kosova theksoi se ka qenë prezent në një komunikim në mes Radojiçiqit dhe Slavko Simiqit, deputet i Listës Serbe.

Mes tjerash, Kusari-Lila ka deklaruar se ka qenë prezente gjatë kohës kur po bisedonte Simiq me Radojçiqin, ku tutje siç ka thënë diskutimi ka qenë në gjuhën shqipe.“Unë çfarë mund të them kam qenë prezent një herë në këto dy tre minuta që dëgjohen aty, që zoti Slavko Simiq bisedon me Radojiçiq dhe e lëshon në zyrën time ka qenë, këtu në Kuvendin e Kosovës. E lëshon telefonin në “spiker phone”, kaq ka qenë. Diskutimi ka qenë në gjuhën shqipe” , ka thënë Kusari-Lila.