Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kusari Lila: Nuk e konsiderojmë që ka nevojë për dorëheqje apo për përmbyllje të mandatit të qeverisë

Shefja e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lilia, ka thënë se nuk e konsiderojnë që ka hapësirë e nevojë qoftë për dorëheqje apo për përmbyllje të mandatit të qeverisë apo të legjislaturës së 8 të Kuvendit.

Ajo ka thënë se opozita që nga fillim është duke kërkuar që të mbahen zgjedhjet pa pasur alternativa. Ajo tha se thirrjet e opozitës për zgjedhje janë më shumë për konsum publik.

Ajo me këtë rast ka përmendur edhe dy format se si mundtë shkohet në zgjedhje të reja, por që sipas saj, ata nuk janë duke e ndjerë seriozitetin e opozitës që të shkojnë në zgjedhje.

“Nuk e konsiderojmë që ka hapësirë ose ka nevojë qoftë për dorëheqje apo për përmbyllje të mandatit të qeverisë apo të legjislaturës së 8 të Kuvendit. Në anën tjetër kemi opozitën që prej fillimit ka kërkuar zgjedhje të reja në mungesë të çfarë do alternative për reflektim. Megjithatë ekzistojnë dy forma siç dihet për zgjedhje, njëra është me mocion të mosbesimit për të cilin ata të cilët e dorëzoj duhet ti kenë votat. Kjo nuk është hera e parë që AAK që i ka vetëm 8 deputet dhe opozita që është deklaruar që nuk jep nënshkrimet inicion mocion të mosbesimit. Ndërsa forma tjetër është shpërbërja e Kuvendit proces ky që vjen nga një dialog i brendshëm të cilin nuk po e shohim ose nuk po e ndjemë në aspektin e seriozitetit nga opozita”, ka thënë ajo.