Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kusari-Lila pranon se e quajti Simiqin “vëlla”: Në serbisht kjo ka kuptimin e mikut

 
   

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka sqaruar përdorimin e fjalës “brate” (vëlla) në mesazhet e saj të publikuara nga media, të cilat ishin drejtuar ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

Ajo theksoi se kjo fjalë, në gjuhën serbe, ka kuptimin e mikut dhe se është përdorur në kontekstin e një bisedë të lirë.

“Për të gjithë që e flasin gjuhën serbe ose malazeze e dinë kuptimin e fjalës ‘brate’ që nuk do të thotë fjalë e vëllait në veçanti, por fjalë e mikut. Në mënyrën se si përdoret si sinonim i bisedës së lirë, në kuptimin e tillë. Se sikur të ishte vëlla, sikur të ishte ai bashkëpunim ashtu siç po mundohet të aludohet, ai bashkëpunim do të vazhdonte.

Gjuha është një komunikim me të cilën unë sot do ta kem një komunikim me cilindo deputet në përgjithësi, si nga pozita si nga opozita, pasi unë komunikoj lirshëm me të gjithë. Në gjuhën serbe dhe malazeze, në të dyja përdoret dhe kjo ka qenë në atë rrjedhë të diskursit të komunikimit. Unë nuk e flas gjuhën shumë mirë, kuptohem mirë. E kam mësuar që në fëmijëri ku jam rritur në Pejë, e kam rifreskuar në masë të madhe kur jam bërë zëdhënëse e Qeverisë në vitin 2003-2004 për shkak të shumë rrethanave”, ka thënë ajo në ktv.