Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kusari-Lila: Seanca e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë do të mbahet të premten

 
   

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tregoi se është marrë vendimi se kur pritet të mbahet seanca e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë. 

Ajo tha se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u morë vendim që takimi i përbashkët i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dhe të Kosovës do të mbahet ditën e premte (20.12.2024) në orën 11:00.

Kusari-Lila në një konferencë për media theksoi se synimi i përbashkët në këtë takim “është agjenda e përbashkët Evropiane për dy shtetet”.

U njoftuam për takimin e përbashkët të dy kuvendeve dhe u morë vendimi për agjendën e këtij takimi. Ky takim i fundit i përbashkët në këtë legjislaturë mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës do të mbahet më 20 dhjetor (e premte) me fillim në orën 11:00.

Në agjendën e këtij takimi do të jetë fjalimi i kryetarëve të dy kuvendeve, adresimi i dy kryeministrave, adresimi i kryetarëve të grupeve parlamentare”, ka thënë Kusari-Lila.