Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kusari: Vetëvendosje po sillet me anëtarët e KMP-së sikurse me i ftu gjyqtaret dhe me iu kerku llogari per vendimet e tyre

Juristja e medias, Flutra Kusari përsëri ka hedhur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Kusarit ajo cfare ka bere sot Levizja Vetevendosje ne Kuvend me anetaret e Komisionit te Pavarur per Media eshte njejte sikur me i ftu gjyqtaret dhe me iu kerku llogari per vendimet e tyre.

‘’Ajo cfare ka bere sot Levizja Vetevendosje ne Kuvend me anetaret e Komisionit te Pavarur per Media eshte njejte sikur me i ftu gjyqtaret dhe me iu kerku llogari per vendimet e tyreEshte sulm brutal i pavaresise se nje institucioni qe sipas Kushtetutes eshte i pavarur. E tronditur me perkeqesimin kaq te shpejte te lirise se medias ne Kosove’’, ka thënë Kusari.

Më tutje thotë se shqetësimi kryesor i saj ëhtë siguria fizike e anëtarëve të KPM-së.

“Por por por, shqetesimi im kryesor ka te beje me sigurine fizike te anetareve te KPM-se. Gjuha e perdorur nga ana e deputetve javen e kaluar dhe sot (ndonese sot gjuhe me e zbutur) eshte nxitje e dhunes ndaj anetareve. Shpresoj qe te mos iu ndodhe asgje’’, ka thënë Kusari.