Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kush arriti të bëhet deputet sipas rezultateve përfundimtare, KQZ publikon listat me emra të partive politike

KQZ sot ka shpallur edhe rezutlatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në ekran, gjatë mbledhjes janë shfaqur edhe listat me emrat e atyre që kanë siguruar votat për t’u zgjedhur deputet.

LVV e drejtuar nga Kurti do të ketë plotë 48 deputetë, derisa vetë Kurti i prinë listës me 337 mijë e 791 vota, i ndjekur nga Konjuca me 264 mijë e 407 dhe Faton Peci me 133 mijë e 987.



PDK ka marrë 24 deputetë dhe Bedri Hamza si prijës i listës ka marrë 173 mijë e 526 vota, i ndjekur nga Memli Krasniqi me 98 mijë e 415 dhe Uran Ismaili me 44 mijë e 283.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë plotë 20 deputet me Abdixhikun si prijës të listës me 146 mijë e 401 vota. Doarsa Kica Xhelili e dyta me 63 mijë e 164 vota, Kujtim Shala me 58 mijë e 817 i treti dhe Hykmete Bajrami me 54 mijë e 227 e katërta.


Lista Serbe ka marrë 9 deputetë.

Koalicioni AAK-NISMA ka marrë 8 deputetë. Ramush Haradinaj prinë me 44 mijë e 996 vota, i ndjekur pas nga Daut Haradinaj me 26 mijë e 449 dhe Fatmir Limaj me 25 mijë e 718.

Deputetët e partive të tjera minoritare: