Kreu i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi ka komentuar situatën e rënies së euros në vendin tonë. Në një intervistë ai theksoi se vetëm Banka e Shqipërisë e ka në dorë zgjidhjen e situatës së rënies së euro.
Më tej ai nënvizoi se i kanë dhënë alternativat Bankës së Shqipërisë, por që kjo e fundit nuk ka marrë parasysh asgjë.
Ne i kemi dhënë alternativat tona Bankës së Shqipërisë, prej të cilave kanë qenë praktika të njohura ndërkombëtare siç është fiksimi i kursit të euros, duke ndjekur dhe shembullin e Maqedonisë që prej disa vitesh ka një kurs stabël të euros.
Kemi dhe vende si Zvicra e cila në periudha të caktuara, kur monedha e tyre vendase ka filluar të fuqizohet në limite që e bëjnë ekonominë jo konkurruese, vendosin limite që këmbimi nuk mund të shkojë më poshtë se një limit i caktuar. Një alternativë e dytë ishte që ne ta kalonim monedhën nga lekë në euro.
Ne i kemi dhënë këto dy alternativa por Banka e Shqipërisë nuk ka marrë parasysh asnjërën- tha ai.