Studiuesi Ardian Ndreca ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se marrëveshja për emigrantët nuk do të funksionojë.
Ai tha se njerëzit të cilët do të vijnë në Shqipëri janë njerëz që kanë kaluar më herët në duart e bandave, e shtëpi se për ta Shqipëria nuk është një vend i sigurt, pasi ka precedentë për ekstradime më herët.
Shqipëria nuk është një vend i sigurt. Këtu kemi të bëjmë me jetë njerëzish, me njerëz që kanë paguar skafistë, që janë në dorë të krimit të organizuar të bandave në veri të Afrikës.
Do kalojnë një tragjedi të dytë këtu. Mjafton një gjykatës për ta rrëzuar këtë marrëveshje,-tha studiuesi.