Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Kush e bëri Ceken të qajë? Mesazhi mallëngjyes në “Quo Vadis”

Sejfulla Myftaraj i cili njihet nga të gjithë si Cekja i beratit, është surprizuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, nga një mesazh i vajzës së tij.

Alma vajza e tij e madhe ka thënë se është krenare që ka një baba si ai. Ajo i ka uruar një jetë sa më të gjatë aktorit, i cili gjatë mesazhit ishte i përlotur.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Cekja kishte fiksim të kishte patjetër një çun, por jeta e bekoi me tre fëmijë, një çun dhe dy vajza. Na trego të vërtetën, je i lidhur me gocat?

Cekja: Jashtëzakonisht shumë, vajzat për babain bëjnë gjithçka. Edhe me djalin jam i lidhur, por nuk e shpreh, ai është i lidhur shumë me nënën. Vajzat për babën lënë kokën.

Pranvera Borakaj: Je kurioz se çfarë ka thënë njëra nga vajzat për ty?

Alma: Përshëndetje Ceke! Nuk mund t’i them dot babi, se ai ka një shpirt rinor. Unë jam bija e tij e madhe, dhe falënderoj Zotin që më ka sjellë në këtë jetë një baba që do donte çdo vajzë ta kishte, një prind që do donte çdo djalë si vëllai im ta kishte. I uroj një jetë sa më të gjatë, dhe të jetë sa më gjatë përkrah nesh gjatë gjithë rrugëtimit të jetës së tij.