Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kush e vrau Sulltan Muratin në Betejën e Kosovës?/ Flet Sir Noel Malcolm

 
   

Noel Malcolm, historiani i njohur britanik është duke dhënë një intervistë në Pressing të T7.

Ai ka folur lidhur me tekëm se kush e vrau Sulltan Muratin në Betejën e Kosovës.

“Në pikën e parë, ka dëshmi të qarta se shqiptarët ishin të pranishëm në anën kundër osmanëve në Betejën e Kosovës. Sidoqoftë, mua përsëri më duhet që të paralajmëroj kundër anakronizmit. Nuk po flasim për kontingjente kombëtare, që po përfqësojnë diçqka si një shtet modern kombëtar. Mënyra se si grumbulloheshin ushtritë në atë periudhë ishte shumë më ndryshe. Ishin lordët, që mund të komandonin qindra burra, mijëra burra. Interesat personale, besnikëritë mund të ishin vendimtare për atë nëse do t’i merrnin burrat e tyre në betejë apo jo. Pra, po, kishte sllavë ortodoksë që luftuan kundër osmanëve”.

“Dimë se kishte edhe sllavë ortodoksë që luftuan për osmanët. Pra, ishte më shumë panoramë e përzier, por është e qartë se kishte shqiptarë në anën kundër osmanëve. Sa i përket personit që e vrau Sulltanin, mendoj se, në fund, nuk kemi mjaftueshëm dëshmi të qëndrueshme për të bërë një konkluzion të përcaktuar këtu. Nuk jam i bindur që kemi dëshmi të mjaftueshme për të bërë identifikim të posaçëm të një individi nga Skënderaj. Emri në vete është sugjerues dhe është theksuar se elementi “Kopil” në emër është ndoshta fjala “kopil”, që është një lloj fjale vllaho-shqipe, që gjithashtu është potencialisht domethënëse. Megjithatë, në fund, e dini, beteja është betejë, gjërat ndodhin”.

“Nëse një burrë nuk e vrau atë (Sulltanin), ndoshta ndonjë tjetër do ta kishte vrarë. Nuk shoh që po mblidhet shumë për të pasur argument kombëtar për prejardhjen kombëtare, etnike të këtij individi. Është moment vendimtar për historinë e Kosovës, natyrisht, prandaj ka peshë. Çdo gjë në të kaluarën ka peshë, por edhe nëse ajo betejë nuk do të ndodhte, do të kishin ndodhur beteja të tjera ose metoda të pushtimit afatgjatë. Ideja që nëse pala e krishterë do të kishte fitore, fitore vendimtare, ideja se Kosova nuk do të pushtohej kurrë nga osmanët, mendoj se është absurde. Ishte superfuqi, në lëvizje, drejt perëndimit, drejt veriut. Do ta kishte shtrirë pushtetin e saj herët a vonë. Natyrisht, beteja në vete nuk ishte vendimtare, sido që të jetë. Është shumë e rëndësishme në rrafshin simbolik, por ishte një lloj barazimi mes dy palëve të dërrmuara dhe janë vetëm pasojat”, u shpreh ai.