Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kush është Deborah Keçi, drejtorja bukuroshe nën akuzë nga SPAK! Aventura dhe pushime lluksi nga Maldivet në Nju Jork, Paris…

SPAK ka lëshuar sot 9 urdhër ndalimi për 9 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, ndër ta edhe 4 drejtorë dhe ish-drejtorë të rëndësishëm si Mariglen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla.

Ndërsa për Deborah Keçin, e cila mban postin e drejtores së Klubit Sportiv Tirana, SPAK ka dhënë masën detyrim paraqitje si dhe kërkon pezullimin e saj nga posti që mban.

SPAK e akuzon Deborah Keçi për favorizimin e kompanive “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, të cilat kanë “de fakto” pronarë dy nga ish-drejtorët Qato dhe Molla.

“Së pesti, nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja D.K. (Deborah Keçi) në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin N.M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e anëtarëve të KVO-së”, njofton SPAK.

Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, ajo që të bie menjëherë në sy është profili i Deborah Keçit i mbushur me fotografi që të kujtojnë fëmijët e familjeve miltimiliardere evropiane.

Ajo shihet teksa bën një jetë luksoze, të mbushur me udhëtime nga më ekzotiket si dhe duke praktikuar herë pas here pasionin e saj për sportin e notit dhe skive.

Ajo gjithashtu ka qenë shpesh e ftuar në emisione të ndryshme në ekranet e televizioneve shqiptare.

“Caktimin ndaj personit nën hetim D.K (Deborah Keçi). të masave të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, duke e pezulluar nga funksioni publik “Drejtor” në “Klubin Sportiv Tirana”, pranë Bashkisë Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021”, thuhet në njoftimin e SPAK për masën ndaj Keçit.