Në Qeverinë Kurti së shpejti do të ketë ndryshime.
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ka kërkuar lirimin nga detyra.
Sipas RTK-së, Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.
Ministri i deritashëm i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, bazuar në një raportim të Radio Televizionit të Kosovës.
Maqedonci është ushtarak i karrierës.
Kolonel Maqedonci ka përfunduar dy Kolegje ushtarake dhe dy programe master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Para se të bëhej pjesë e FSK-së, Ejup Maqedonci kur i kishte 19 vjet iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’i shërbyer edhe atëkohë atdheut të tij.
Gjatë asaj kohe, ka shërbyer si Komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit në UÇK.