Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kush është Enver Zymberi- polici hero që u përçmua nga Mimoza Kusari?

Është publikuar edhe pjesa e tretë e përgjimeve shefe e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila në bisedë e sipër me shefin e deputetëve të Listës Serbe, Sllavko Simiq flet edhe për Enver Zymberin, polic i cili u vra në veri në një aksion kundër strukturave kriminale serbe atje.

Por si duket shefja e grupit parlamentar të VV-së ka “harruar” se nga kush dyshohet se është vrarë polici Zymberi, duke i treguar Simiqit se Uran Ismaili i PDK-së e ka sulmuar në një rast lidhur me heroin Enver Zymberi.

“Urani jo një herë por dy herë në ka sulmuar në mënyrën më të ulët. Herën e parë e ka bërë, e di për atë policin Enver Zymberin që e kanë vrarë, po flisnim për gjendjen me energji në Komision”, shprehet Kusari – Lila.

26 korriku është data në të cilën përkujtohet polici Enver Zymberi që u vra në detyrë, gjatë një aksioni në veri të vendit.

Mbi 20 minuta luftime kishin pasur 50 policë të Kosovës me 10-15 serbë. Por një plumb i vetëm snajperi e kishte rrokë në ballë, policin Enver Zymberi. Ajo ishte nata më e gjatë dhe e tmerrshme për njësitë speciale të Policisë së Kosovës, që ishin të rrethuara nga serbë të armatosur.

Një plumb snajperi në ballë, i kishte marrë jetën edhe policit Enver Zymberi 12 vjet më parë.

Derisa, polici Enver Zymberi ka marrë edhe titullin “Hero i Kosovës”, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Kusari ankohet te Simiq se Ramush Haradinaj po i fryn listat e veteranëve, e quan Uran Ismailin “idiot”