Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kush është kryegjykatësi i Kushtetueses?

 
   

E postin e të parit të Gjykatës Kushtetuese e ka marrë gjyqtari Nexhmi Rexhepi. Për ish nënkryetarin e këtij institucioni, Kadri Kryeziun profili i tij është i duhuri për të drejtuar një institucion të tillë.

Gjyqtari Nexhmi Rexhepi është zgjedhur kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese.

Këtë detyrë, Rexhepi do e filloj më 31 dhjetor të këtij viti.

Ai është kryetari i katërt që po e udhëheq organin më të lartë kushtetues në shtet.

Për ish nënkryetarin e këtij institucioni, Kadri Kryeziun, Rexhepi është i përgatitur për këtë post.

Kryeziu tregon se çfarë barre ka mbi supe kryetari në Gjykatë Kushtetuese.

E avokati Anton Ndrecaj thotë se kryetari aktual duhet të vazhdoj punën sikurse ish kryetarja Gresa Caka – Nimani.

Ndrecaj thotë se pavarësisht sulmeve politike, kjo gjykatë duhet të ruaj imazhin e saj.

Ky institucion është autoriteti më i lartë në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën e vendit.