Pas rezultateve preliminare në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi, është duke prrië lëvizja Milatoviq dhe Milojko Spajiq.
Ky i fundit e synon postin e kryeministrit të Malit të ZI.
Mediat atje kanë treguar se kush është Spajiq, personi që synon ta marrë ekzekutivin e Malit të ZI.
Spajiq, së bashku me Jakov Milatović, është një politikan që ka parë një rritje të madhe të popullaritetit në Mal të Zi vitet dhe muajt e fundit. Ai u bë i njohur për publikun e gjerë si ministër në qeverinë e Zdravko Krivokapiqit, pas së cilës me kolegun e tij Milatoviq formoi Lëvizjen Evropa tani.
Ai ka lindur më 24 shtator 1987 në Pljevlja. Ai mbaroi shkollën e mesme si një nga studentët më të mirë dhe vazhdoi shkollimin në Universitetin e Osakës në Japoni, ku studioi ekometrinë në gjuhën japoneze si bursist i Qeverisë së Japonisë. Magjistraturën, gjithashtu si studiues, e mori në Francë në shkollën e biznesit HEC Paris.
Pas diplomimit, ai punoi në Shtetet e Bashkuara në Ëall Street, në Paris dhe Tokio. Para se të hynte në politikë, Spajiq ka punuar edhe për “Goldman Sachs”, një grup bankar global që merret me investime bankare, tregtimin e letrave me vlerë dhe shërbime të tjera financiare, kryesisht me klientët institucionalë.