Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kush është “spiuni” që nxori “zbuluar” Princ Lekën dhe Elia Zaharian?

Sherri në familjen mbretërore mes Princ Lekës nga Elia Zaharia ka bërë bujë të madhe, edhe pas publikimit të videos virale, ku Elia godet Princin, duke i kërkuar llogari pse ka gjuajtur babain e saj.

Faik Basha, ish-drejtori i burgut të Peqinit, i ftuar në “Breaking” dha disa detaje të reja mbi këtë ngjarje, ndërsa tregon nga ka dalë videoja.

Sipas tij, videoja është shpërndarë nga organet e drejtësisë, policia ose Prokuroria, të cilëve ua ka dhënë vetë Princ Leka, si dëshmi.

“Për sa i përket vidoes është hedhur akuza nga ana e Princit, ku thuhet se videoja ka dalë nga policia ose nga Prokuroria, por është shumë e rëndë nga ana e tyre. Duhet të jenë në një proces hetimi. E papranueshme të dalë një video e tillë, nuk e ndihmon shoqërinë. Akuzat janë nga personi që ka dhënë videon. Princi e ka këtë lloj logjike që nuk mund të bëjë akuza fallso sepse aparati që ka regjistruar i ka të ruajtura të gjitha veprimet. Ai thonë nuk e ka shpërndarë, por ia kam dhënë policisë. Nga ana tejtër policia thotë unë nuk e kam, por prokuroria”, tha ish-drejtori.

Basha gjithashtu theksoi se kjo ngjarje e rëndë duhej mbajtur më private, pasi është një imazh i gabuar, që përcillet nga një familje mbretërore.

“Niveli i personave të përfshirë në konflikt është një imazh i gabuar, për çfarë përcjell në opinion. Mund të ishte mbajtur më diskret”, tha eksperti i sigurisë.

“Kemi pasur raste ku informacioni ka dalë edhe nga Prokuroria e Posaçme, të cilat kanë pasur pasoja të rëndë. Sturkturat e sigurisë vuajnë për njerëz profesionistë.”