Vrasja e babë e bir, Gjokë dhe Eduard Gurra ditën e djeshme në Dukagjin tronditi opinionin publik.
I ftuar në “Shqipëria LIVE”, gazetari Ardi Hoti ka zbuluar detaje të reja, teksa tha se babë e bir ishin nisur për të parë shtëpinë, pasi dyshonin se panelet diellore kishin shkaktuar zjarrin, që e kishte djegur banesën.
Ai konfirmoi po ashtu se Gjokë Gurra kishte qenë më herët dhe kryeplak i fshatit.
“Gjokë Gurra ka qenë kryeplak i fshatit para pak kohësh. Dyshohet se dhe kjo mund të ketë lidhje.
Po ju jap dhe një informacion që sapo ma kanë dhënë, i fundit.
Babë e bir ishin nisur me idenë se panelet diellore kishin shkaktuar dëm në shtëpi, pra mund të kishin nisur një zjarr. Prandaj nuk kanë njoftuar as policinë. Duhet të jemi të kujdesshëm me aludimet për shkakun,
sepse policia nuk ka nisur as një pistë kryesore. Nuk dihet ende asgjë në detaje, edhe pse flitet shumë.”- tha ai.