Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kush janë dashnorët e mi?”- Nusja që u mbajt e mbikëqyrur nga kamerat përballet me vjehrrën: I kërkoj falje!

Bashkëshortja e Asqeri Mandrit, i cili e mbajti të mbikëqyrur nga kamerat në banesë, është përballur Live me vjehrrën e saj në emisionin “Me zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti.

Vjehrra e 32-vjeçares ka tërhequr akuzat ndaj nuses së saj, e cila pas arrestimit të të birit, pretendoi se e reja e kishte tradhuar Asqeri Mandrin.

Nëna e Asqeriut u shpreh se i bëri deklaratat pasi i iku truri kur i shkoi policia në shtëpi.

“Unë nuk kam asgjë, burri ka dhënë urdhër që të mos dalë nga dera pa ardhur unë nga Greqia. Për fjalët që i kam thënë, i kërkoj falje. Kurrkush nuk i ka bërë asgjë grave”, tha vjehrra.

Pjesë nga biseda:

Nusja: Kush janë dashnorët e mi?

Vjehrra: Kur mu mbush shtëpia me polic, në iku truri. Derën e mbante hapur, nuk jemi zënë asnjëherë për diçka. I kërkoj falje 100 herë, vjehrri ka thënë pa ardhur unë nga Greqia nuk do të dalësh nga ajo derë.

Nusja: Unë në atë derë nuk rri më

Vjehrra: Mos u largo, nuk jam unë dakord, as burri

Nusja: Edhe pas faljes së saj nuk mund t’i harroj dot., nuk kaloj dot në lagje