Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shemsi Bajrami, ka thënë që e ka marrë vesh nëpërmjet Facebookut që ai dhe shumë shokë të tij të luftës janë të kërkuar nga Interpoli.
“Më erdhi në Facebook lista që jemi të kërkum prej Interpolit, prej Serbisë”, ka thënë Bajrami.
“Ama, shumë shokë që janë në pozicione shtetërore, në polici edhe në Ushtri të Kosovës që janë të kërkum”.
“Po, çdo pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e pret këtë. Bash kështu publikisht me u çu lista s’e kemi pritë. Se këto kanë dalë prej Kosovës, kanë shku në Serbi”.