Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Kush na ka inat iu q**** nona o’, shau së bashku me turmën në koncert Dea Michel nga familja, ajo i kthehet keq Luizit: Nuk ke turp, burrë 40 vjeç! (Video)

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga përfundimi i Big Brother VIP 2, fituesi i këtij edicioni Luiz Ejlli, duket se nuk i ka lënë mëritë e së shkuarës me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në një koncert në qytetin e Shkodrës, Luiz përmendi një deklaratë të Dea Mishel, e cila tha gjatë “Big Brother”, se Shkodra ishte një provincë e Shqipërisë.

Luizi tha se Shkodra nuk ishte porovincë dhe e përdori këtë gjë për të ofenduar rëndë Dea Mishel, teksa iu drejtua me vargjet e këngës “kush na ka inat iu q*** nona”.

Pasi pamjet e këtij momenti janë bërë virale në rrjet, ka reaguar dhe vetë Dea Mishel, e cila sigurisht që ndihet e prekur pasi i është përmendur familja e saj.

Dea shkruan në disa story në Instagram: E para, unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje, turp burrë 40 vjeç, për një lojë.

E dyta, unë skam inate me ty, sepse kam kohë që jam prezente në TV, dhe kam punë të qëndrueshme, madje më bëhet qejfi që të punosh e të kesh mundësi sa më shumë. Po ti je i pangopur për famë dhe vëmendje, vazhdon luftën me mullinj ere.

E treta, skam thënë kurrë që Shkodra është provincë, e provincat skano asgjë të keqe. Çdo vend është i bekuar, unë Shkodrën e adhuroj. Kam thënë që ti Luiz ke mentalitet provinciale, që vazhdon e vërteton me këto video.

Më tej Dea Mishel bën dhe një përshkrim të mentalitetit të provincës që sipas saj e reflekton personazhi Luiz Ejlli.