Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kush na siguron se nuk është duke u kurdisur një komplot i fshehtë për eliminimin e Albinit?”/ Parashikimi i frikshëm i veprimtarit nga Amerika

 
   

Publicisti dhe veprimtari shqiptar—Amerikan Hafiz Shala është përgëzuar nga publicisti Eshref Ymeri për analizën e tij të publikuar në gazetën “Bota sot” me titull: “Hamasit të Serbisë, alias, grupeve diverzanto – terroriste, Brigada e Veriut, Mbrojtja Civile bashkë me Listën serbe, nuk mund t’u lejohet pjesëmarrja në zgjedhjet e lira në veri”.

Shala ka publikuar në profilin e tij në facebook letrën e publicistit Ymeri, ku mes tjerash thuhet se ngjarja e sulmit terrorist të 24 shtatorit ia ka ngritur lart autoritetin Republikës së Kosovës.

Por, sipas tij, kjo ngjarje nuk i ka shkuar përshtati Brukselit dhe akterëve të tjerë ndërkombëtarë.

Letra e plotë:

I dashur Hafiz,

Ju përgëzoj me zemër për analizën tuaj brilante. Mendoj se me dajakun që Kryeministri Kurti i dha kryekriminelit Vuçiç më 24 shtator, Republikës së Dardanisë ia ka ngritur autoritetin mjaft lart. Por kam një shqetësim, të cilin dëshiroj ta ndaj me ju në një mënyrë tepër konfidenciale (nuk e quajta të arsyeshme t’jua shpreh në telefon). Ja cili është shqetësimi im:

Dajaku i 24 shtatorit kryekriminelin Vuçiç e ka fyer rëndë. Por unë mendoj se ai dajak, në heshtje, nuk i ka ardhur sipas midesë as Brukselit, as Departamentit sorosist të Blinkenit. Prandaj, duke parë që Kryeministri Kurti është shumë i vendosur në qëndrimet e veta, për të mos i bërë kurrfarë lëshimi Serbisë, në krah të së cilës janë radhitur krejt Brukseli dhe Blinkeni, me emisarët e vet – ambasadorët e tij në Prishtinë dhe në Beograd, bashkë me shërbëtorin Eskobar në shërbim të Serbisë, kush na siguron se nuk është duke u kurdisur një komplot i fshehtë për eliminimin e Albinit? Dhe ky komplot, i kurdisur me shumë marifet, mund të realizohet fare kollaj nëpërmjet helmimit. Kini parasysh, i dashur Hafiz, eliminimin e Ismal Qemalit me helmim, si edhe eliminimin e Mid’hat Frashërit po me helmim.

Ju përqafoj shumë miqësisht.

Eshrefi

Kaliforni, 15 tetor 2023