Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kuvendi fillon seancën, PDK-ja e AAK-ja s’marrin pjesë në votim

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën ku janë duke u votuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Pa votat e PDK-së dhe AAK-së, ka kaluar në lexim të dytë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Miratimi i Ligjit u bë me votat e LDK-së, ndërkaq tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në votim.

Gjithashtu janë miratuar rekomandimet lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

Po ashtu Kuvendi ka votuar dy anëtar të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Krahasim dhe verifikim të pronës. Hamit Basholli dhe Selvete Gagica,

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë marrë pjesë në votim.