Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë dhe e tillë ka qenë para një shekulli, e tillë vazhdon sot.
“Kuvendi gjithëserb” është vetëm një nga format e manifestimit të asaj mendësie, e cila vazhdon të jetë dominuese në Beograd”, ka shkruar ajo në ‘Facebook”.
Sipas saj, detyra jonë si lidership në Kosovë është të mos biem në grackat e kësaj balte, që me shumicë prodhohet në Serbi.
“Rruga e Kosovës drejt NATO dhe BE kalon nga Uashingtoni dhe Brukseli. E nëse fqinjët tanë veriorë dëshirojnë të vazhdojnë të jetojnë duke u munduar t’i rikrijojnë betejat e humbura, keqardhje për ta. Të ardhmen e Kosovës e kemi në dorë ne. Bashkë me aleatët”, tha ajo.