Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kuvendi i heq imunitetin Sali Berishës

Sali Berisha do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit.

Me votat e mazhorancës 75, Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit, pas kërkesës së SPAK për ashpërsim të masës së sigurisë ndaj tij, nga detyrim paraqitje në “Arrest me burg/shtëpie”, me akuzën për korrupsion pasiv.

Paraprakisht SPAK i kërkoi masën “arrest në shtëpi” Gjykatës së Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Top Channel, kërkesa për masën ndaj Berishës është dërguar me zarf me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.

Një ditë më parë Kuvendi votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Nga selia e PD-së, Berisha tha se do të këshillohet me avokatët e tij për vendimin që do të marrë Gjykata e Posaçme ndaj tij.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe sheh një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës. Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha një ditë më parë.