Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Kuvendi i Maqedonisë emëron dy ministra të rinj

Kuvendi i Maqedonisë sot pasdite në kuadër të seancës së 143-të zgjodhi Ilir Demirin dhe Naim Bajramin për ministra të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informative dhe Administratës në vend të bashkëpartiakëve Fatmir Mexhitit dhe Azir Aliut të cilët u shkarkuan të premten me propozim të Kryeministri teknik Talat Xhaferi.

Edhe Demiri edhe Bajrami u zgjodhën me 63 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Pas zgjedhjeve ata dhanë deklarata solemne.