Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kuvendi i Shqipërisë i heq imunitetin Sali Berishës, pritet të vendoset në arrest shtëpiak ose në burg

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i kanë hequr sot imunitetin Sali Berishës në një votim historik duke i hapur rrugën Prokurorisë së Posaçme SPAK për të kërkuar vendosjen në arrest në burg ose arrest shtëpiak të ish-kryeministrit të vendit.

Ish-kryeministri refuzoi të merrte fjalën gjatë nisjes së seancës plenare, ku iu kërkua të fliste mbi kërkesën e SPAK. Berisha kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të hiqej Garda e Republikës nga foltorja në mënyrë që ai të merrte fjalën.

Me vendimin e parlamentit tani i hapet rruga gjykatës për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit