Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje në nder të policit Afrim Bunjaku

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për policin e vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Afrim Bunjaku u nderua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me urdhrin “Hero i Kosovës” i cili u pranua nga dy djemtë e tij.

Bunjaku u vra të dielën e 24 shtatorit në orët e para të mëngjesit, nga një grup prej 30 serbësh që sulmuan Policinë e Kosovës në veri dhe lanë edhe dy policë të tjerë të lënduar.

Tags: