Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka miratuar sot një vendim në seancë, krahas agjendës së publikuar fillimisht, që t’a kalojë një parcelë të tokës në pronësi të Ministrinë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.
KosSev shkruan se bëhet fjalë për parcelën 02606-2, me sipërfaqe totale prej 27 mijë e 400 metra katrorë.
Vendimi për t’ia dhënë atë pronë MPB-së u miratua menjëherë në fillim të seancës së Kuvendit në këtë komunë – si pikë e dytë e rendit të ditës.
“Kërkesë e MPB-së së Republikës së Kosovës për ndarjen e parcelës me numër 02606-2, me sipërfaqe prej 27,400 metra katrorë në veri të Mitrovicës”.