Kuvendi i Kosovës, të enjten do të ketë punë të madhe.
Në rend dite janë dy seanca.
Seanca e parë është e jashtëzakonshme dhe është thirrur për në orën 09:30.
Ajo do ta ketë vetëm një pikë në rend dite, dhe ajo është: “Përkujtimi i Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë- Bosnje e Hercegovinë”.
Menjëherë pas kësaj, me fillim nga ora 10:00, deputetët do të mblidhen sërish për të diskutuar 32 pika të rendit të ditës, pika të mbetura nga seancat e kaluara.
Si pikë e rendit të ditës është “votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor”.
Po ashtu, pikë diskutimi është edhe “votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti”.