Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Ky aktivitet ndihmon në luftimin e stresit dhe ankthit

Sistemi ynë nervor është i aftë të përpunojë vetëm një sasi të caktuar informacioni njëherësh. Prandaj s’mund të dëgjoni dhe të kuptoni dy njerëz që ju flasin njëkohësisht. Prandaj kur dikush krijon, ekzistenca e tij, përtej atij aktiviteti “pezullohet përkohësisht”. Shkenca ka treguar se ky lloj përqendrimi ndër të tjera redukton stresin dhe lufton inflamacionin.

Kohët e fundit neuroshkenca po kryen studime mbi efektet e punës së dorës në shpirtin dhe mendjen e njeriut. Studimet tregojnë se, puna me shtiza, por dhe forma të tjera si qëndisja, endja dhe thurja me grep kanë shumë të përbashkëta me vetëdijen e meditimin.

Në një studim të bërë online me më shumë se 3.545 njerëz që bënin kraft më shumë se gjysma e atyre që u morën në pyetje u përgjigjën se kraftet i lumturonin. Të tjerë u përgjigjën se punonin me shtiza vetëm për t’u qetësuar, për të larguar stresin e për të qenë më krijues. Studimi zbuloi një lidhje të fortë mes shpeshtësisë së punës së dorës dhe humorit të atyre që morën pjesë në studim. Ata që punonin shpesh me shtiza (më shumë se tre here në javë) ishin më të qetë, të lumtur, kishin më pak ankth dhe më shumë vetëbesim.

Puna me shtiza është e dobishme nga ana psikologjike e sociale, duke kontribuuar kështu në mirëqenien dhe cilësinë e jetës.