Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ky është 4 vjeçari i cili u gjet pa shenja jete të premten

Shoqata e Kosovës për kërkim dhe Shpëtim përmes një postimi në Facebook të premten ka bërë të ditur se një 4 vjeçari nga fshati Raskovë është gjetur pa shenja jete.

Sipas tyre pas marrjes së lajmit ekipi bashkë me Policinë e Kosovës kanë bërë kërkime intensive ndonëse fëmiju 4 vjeçar është gjetur i vdekur.

“Pas një alarmi të marrë për zhdukjen e një fëmiju 4 vjeqar në Raskov të komunes së Obiliqit, pjestarët e shoqatës u aktivizuan në kohë rekorde.Pas kërkimeve intenzive së bashku me Policinë e Kosovës dhe bashkfshatarët u bë e mundur gjetja e fëmijut 4 vjeqar por fatkeqësisht pa shenja të jetës.Ngushëllime familjes dhe fshatit Raskov për këtë humbje të madhe”, thuhet në njoftim.

Katër vjeçari i cili u gjetë i vdekur ditën e premte është Deon Bajrami kështu kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në Facebook ku edhe kanë treguar për vorrimin e të ndjerit.