Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ky është çifti i arrestuar në Ferizaj, iu morën deri në 3 mijë euro gjoja për punësim në Afganistan, Irak e Poloni

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në koordinim me Prokurorinë e Ferizajt kanë njoftuar se kanë arrestuar një grua dhe një burrë të dyshuar për mashtrim me sigurimin e kontratave të punës jashtë vendit.

Siç ka njoftuar Policia, dyshohet se të njëjtit kanë përfituar rreth 80 mijë euro duke premtuar punësim në Afganistan, Irak e Poloni.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të arrestuarit për mashtrim janë Nazim Lohaj dhe Kefsere Lohaj nga Komuna e Ferizajt.

“Të dyshuarit në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje gjatë viteve 2021 – 2022 dyshohet se kanë mashtruar persona të ndryshëm në regjionin e Ferizajt duke u kërkuar para me qellim të punësimit të tyre në Irak, Afganistan dhe Poloni, ku kanë kërkuar nga viktimat para në vlerë prej 2500 deri në 3000 euro me qellim të sigurimit të kontratës së punës në një kompani”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe i dyshuari Nazim Lohaj me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa e dyshuara Kefsere Lohaj është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline