Gjatë ditë së djeshme Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të madhe në dy lokacione, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku ka arritur ta arrestojë një person.
Policia rreth orës 18:00 ka arritur që me sukes ta arrestojë personin e dyshuar në rrugën “Kongresi i Drejtshkrimit” në Prishtinë.
Media mëson se i arrestuari për posedim të lëndeve narkotike dhe parave kesh është Leutrim Shurdhani i cili gjatë ikjes ka goditur edhe veturën e Policisë.
I dyshuari ngarkohet me vepren penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
Si ndodhi bastisja nga policia?
Gjatë kontrollit në trupin dhe veturën e të dyshuarit janë gjetur një sasi e dyshuar narkotike e mbeshtjellur në qese.
Ndërsa, pas zbatimit të urdhëresës për bastisje, e cila është bërë në dy lokacione, Prishtinë dhe Fushë Kosovë, si dhe kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: 6 qese me narkotik të llojit marihuanë në peshë 5.4 gram, marihuanë në peshë 102.5 gram, 3.9 gram kokainë, një sasi e qeseve të zbrazëta, një peshore digjitale për matje, një telefon celular dhe 282 € (para kesh).
I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit prokuroria do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore.