Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ky është ligji ku bazohet Policia lidhur me dënimet për xhamat e errësuar

 
   

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka për qëllim veçanërisht rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik – dhe parasheh masa më të ashpra ndëshkuese për kundërvajtësit.

Ky ligj nuk parasheh dënime për xhamat e zi, gjë që u raportua në disa media ditëve të fundit dhe krijoi paqartësi.

Por, kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për Automjete, neni 86, paragrafi 3.

“Ministria e punëve të brendshme me akt nënligjor e rregullon përdorimin dhe lejen e vendosjes së xhamave të errët në mjet, në pajtim me standardet e BE-së.”

Në këtë akt nënligjor thuhet se vendosja e letrës së errët ngjitëse për hijezim në xhamat e automjetit është e ndaluar, përveç në mjetet  institucioneve shtetërore, të cilat përcaktohen me vendim të Ministrisë së Brendshme.

Me ligjin e ri kjo po cilësohet si vendosje e pjesëve shtesë në automjet dhe dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 euro, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.