Të premten parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius.
Mot më i ftohtë, me më shumë të reshura shiu parashihet ditën e shtunë.
Reshje vende-vende mund të ketë edhe ditën e diel, megjithëse nuk do të mungojnë intervale me diell