
Një person është plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Në anën tjetër, burime të medias bëjne me dije se nga këto shtëna me armë i plagosur ka mbetur, Anton Prela nga Stupa e Klinës.
Sipas këtij burimi, i plagosuri është dërguar në Spitalin e Pejës, që më pas ka ndërruar jetë.