3
Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në hyrjen e Termocentralit Kosova A në Obiliq, raporton Gazeta Sinjali
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, aty një person është gjetur pa shenja jete dhe ai është: Ibrahim Kuleta, rreth 45-vjeçar.
Ende nuk dihen rrethanat, se si ka ndodhur rasti, por se vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes.
Policia me të marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjorë në Prishtinë.
Ndërsa, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.