Një person është plagosur në Prishtinë, pasi janë shkrepur armët, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas dyshimeve të para një person dyshohet se ka qëlluar veten në këmbë me kallashnikov në garazhin e shtëpisë së tij.
Siç mëson Gazeta Sinjali, i plagosuri është Julian Bisao shtetas rumun dhe është plagosur në objektin ku ai banon.
Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm dhe se është jashtë rrezikut për jetë.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.