Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ky është pronari në të cilin u gjet armatim i madh në veri, ishte pjesë e Banjskës

Sasi e madhe armatimi është gjetur sot në një shtëpi në veri të Mitrovicës.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pronar i shtëpisë ku është gjetur armatimi është Zharko Cvetkoviq, i cili ishte pjesë e grupit terrorist të Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar.

Mësohet se personi në fjalë ka arritur t’iu ikë organeve të rendit dhe ndodhet në Kopaonik të Serbisë.

Policia e Kosovës ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për media nga ora 19:30.